Sociale Më shumë

Të shtunen mbrëmje edukativo shoqërore “Familja shtylla e shoqërisë”

Prej tvteuta09:47, 24 Shkurt 2018

Shoqata edukativo-humanitare-kulturore “Këshilla” vazhdon traditën e vet me organizimin e mbrëmjeve edukativo shoqërore. Në Qendrën kulturore më datë 23 shkurt në ora 20.00 do të organizojnë tribunë me temën “Familja shtylla e shoqërisë”.

Arben Tafa, kryetari i shoqatës, thotë se familja ka një rol domethënës në proceset e jetës dhe proceset shoqërore, ky rol ndërlidhet me shumë funksione të saj siç janë edukimi i fëmijëve, funkcioni ekonomik, emocional si dhe atë social. Ligjeruesit do të përqendrohen në modelin e familjes si vlerë e veçantë e shoqërisë. Përveç këshillave, mbrëmja është e konceptuar dhe me ilahi. Pjesëmarrësit e këtij tubimi vijnë nga trevat shqipfolëse.

  • 1

    Radio