Sociale

Sociale Më shumë

Të rinjve nuk u intereson politika

Prej tvteuta8 February 2017

Të rinjtë në Mal të Zi kryesisht nuk janë të interesuar në zhvillimet politike, në veçanti për situatën politike në Ballkan dhe Evropë, tregon një studim i kryer nga Qendra për Edukim Qytetar (CCE), transmeton Radio Evropa e Lirë. Numri më i madh i të rinjve në Mal të Zi si burimin kryesor të informacionit kanë  internetin, kurse vendin e fundit me vetëm 1% e zën radioja, sipas një sondazhit të kryer. Edhe pse shumica e të rinjve të moshës 15 -27 vjeçare  nuk janë të interesuar për ngjarjet politike, disa tregojnë interes për skenën e brendshme politike, ndërsa më së pakti kanë interes për situatën politike në Ballkan.