Të rinjt pastruan “Lugun e Xhemilës”
Prej tvteuta11:33, 1 Korrik 2019
Disa të rinj nga Ulqini morën inciativën që të pastrojnë plazhin e ashtuquajtur Lugu i Xhemiles. Një plazh të cilit natyra i ka falur bukuri të veçantë dhe ujin e kristalët por që fatkeqsisht dora e njeriut po e shkatërron këtë pamje me hedhjen e madhe të mbeturinave. Plazhi në fjalë frekuentohet nga turistë të cilët edhe organizojnë piknik, por duke harruar që pas vetes të mbledhin mbeturinat. Apeli i të rinjëve Sahaban Bajrakatarit dhe Lira Çaushi Basha është që tu bashkohen dhe ta pastrojnë së bashku këtë plazh edhe në ditët në vazhdim, duke qënë se deti është pasurija më e madhe që ka qyteti i Ulqini.