Sociale

Sociale Më shumë

Të punësuarit në Komunën e Ulqinit paralajmërojnë grevë

Prej tvteuta6 November 2019

Të punësuarit në Komunën e Ulqinit u mblodhën në një takim të inicuar nga Sindikata e punëtorëve, ku shprehen pakënaqësinë e vet me gjendjen aktuale në të cilën ndodhen. Ata në takim fajsuan Qeverinë , Ministrinë e financave  dhe institucionet e tjera se nuk kanë reaguar si duhet në rastin e njohur si K1, çka si pasojë ka sjellur bllokimin e xhirollogarisë së Komunës. Sindikata si zgjidhje të përkohëshme propozoi hapjen e një xhirollogarie provizore nëpërmes së cilës do të bëhej pagesa e pagave për të punësuarit, diçka që më parë e kanë bërë edhe komuna të tjera në Mal të Zi. Ata gjithashtu hodhen dyshime për motivet e gjykatësit administrativ, i cili borxhin e Komunës së Ulqinit e ka vendosur si prioritet, edhe pse ekzistojnë ndërmarrje të tjera me borxhe edhe më të mëdha. Në rast të zgjatjes së situatës aktuale, ata paralajmëruan se nuk kanë rrugdalje tjetër përveç ndalimit të punës dhe hyrjes në grevë.