Të promovojmë trashëgiminë kulturore
Prej tvteuta16:18, 4 Dhjetor 2018
Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixha Gjoni ,pritën delegacionin nga vise të ndryshme të rajonit të shoqëruar nga afaristë të njohur të Ulqinit . Në takim përfaqësuesit nga Mostari, Tirana , Gjirokastra dhe Ulqini prezantuan mundësitë e bashkëpunimit , veçmas në planin e organizimit të panaireve artizanale, që kanë për qëllim  ruajtjen dhe promovimi i trashëgimisë kulturore. folklorit , promovimit të ofertës turistike etj. Kryetari Nrekiq edhe me ketë rast përsëriti qëndrimin se komuna ka përkrahur dhe do të përkrahë projektet që promovojnë vlerat e mjedisit tonë dhe ata që i kontribuojnë forcimit të marrëdhënijeve të fqinjësisë së mirë në rajon. Përndryshe ka vite që në qytetin tonë me sukses vepron Shoqata e artistëve dhe artizanateve ,,Globus Art,, e cila organizon Panairin e rregullt veror, apo atë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane .