Aktuale Më shumë

Të premten prezantimi i Agrobuxhetit

Prej tvteuta16:24, 1 Shkurt 2017

Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me pushtetin lokal ditën e premte, me datën  3 shkurt, në ora 10-të në restorantin “Lamiga” në Anë të Malit do të prezantojnë Agrobuxhetin për vitin 2017,dhe programin IPARD 2:2.

“Në këtë takim bujqit do të kenë mundësi të ndjekin prezantimin dhe të njohtohen me benefitet dhe subvencionet që ofron Agrobuxheti  për të cilin Qeveria e Malit të Zi ka ndarë 32 milion euro”,deklaroi këshilltari për bujqësi në Komunën e Ulqinit –Gani Rexha.

Prezantimin  do të bëjnë  këshilltarët për bujqësi  nga ministria përkatëse të udhëhequr nga Drejtoria e  Administratës për  bujqësi  dhe zhvillim rural.

“Ftoi të gjithë bujqit të marrin pjesë në këtë takim”, apelon Rexha .

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio