Të premten përurimi i filmit dokumentar “Ndërmjet”
Prej tvteuta10:27, 27 Janar 2016

Të premtën, më 29 nëntor 2016, në hotelin “Mediteran”, në Ulqin bëhet përurimi i filmit dokumentar për shqiptarët në Malin e Zi me titullin “NDËRMJET”.
Skenarin dhe regjinë e këtij filmi e ka bërë shkrimtari dhe gazetari i Redaksisë Shqipe të Televizionit të Malit të Zi, Haxhi Shabani kurse kamerën dhe montazhin e ka realizuar Samir Ismaili, i cili ka bashëpunuar me disa media elektronike në Malin e Zi dhe më gjerë. Filmi trajton temën e shpërnguljes së shqiptarëve në Malin e Zi, si një dukuri shumëvjeçare e cila vazhdon të jetë edhe sot aktuale.
Një vend i veçantë në filmin “Ndërmjet” u kushtohet problemeve indentitare të shqiptarëve siç janë problemet e ruajtjes së gjuhës, kulturës si dhe problemet e integrimit të tyre.