Të premten në sallën e Kuvendit Komunal organizohet Konferenca e XI-të Shkencore Ndërkombëtare

Prej tvteuta23:29, 4 Prill 2019

Instituti për kërkime shkencore dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit dhe Organizata Turistike e Ulqinit organizojnë Konferencën e XI-të Shkencore Ndërkombëtare e cila mbahet tradicionalisht çdo vit në kuadër të aktiviteteve të shënimit të Ditës së Ulqinit. Konferenca mbanë titullin Strategjia për zhvillim ekonomik- lokal të komunave në vendet e ballkanit me theks të veçantë pikëpamjet , sfidat dhe mundësitë e zhvillimit. Si dhe do të mbahet konferenca e III-të Shkencore Ndërkombëtare me temë: Përgjegjësitë e shteteve amë në funksion të ndihmës për ruajtjen dhe avansimin e kulturës , gjuhës dhe letërsisë. Në konferencë do të marrin pjesë ligjerues nga Mali i zi, Shqipëria, Kosova, Serbia , Maqedonia , Turqia, Bullgaria , Hungaria etj. Konferenca Shkencore do të mbahet të premten në sallën e Kuvendit Komunal me fillim në ora 10:00.

  • 1

    Radio