Të premtën më shumë informacione mbi qeverinë e re
Prej tvteuta09:57, 24 Gusht 2023
Klubi i deputetëve të Lëvizjes Evropa Tani në mbledhjen e së premtes do të marrë informacione nga mandatari Millojko Spajiq se si do të duket qeveria e re, kush do të jetë pjesë e saj dhe cilat do të jenë prioritetet kryesore të qeverisë.Sipas informacioneve që disponon portali i RTMZ, seanca e klubit të deputetëve të lëvizjes Evropa Tani do të mbahet të Premten në mbrëmje dhe është me rëndësi të shihet qëndrimi i një një pjese të deputetëve nga subjekt të cilët më parë kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm të mbështesin qeverinë nëse nuk ka përkrahjen e të paktën 49 deputetëve.