Politikë Më shumë

Te premten do te dihen emrat e kabinetit te ri qeveritar

Prej tvteuta23:19, 23 Nëntor 2020

Mandatari për përbërjen e qeverisë së re, Zdravko Krivokapić, tha se përbërja e plotë e qeverisë  do të dihet deri të Premten dhe se do të përmbushë afatet që përbërja dhe ekspozea  të prezantohen tre ditë para fillimit të seancës së Kuvendit që është paralajmëruar më 2 dhjetor.Ai përsëriti se  për Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Brendshmë janë në lojë nga 3 kandidatë, por nuk donte të konfirmonte se udhëheqësi i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq është kandidat për Ministër të Brendshëm, por konfirmoi se i njëjti do të jetë zëvendëszkryeministër.Duke folur për partinë e sapo formuar, Lëvizjen Popullore, ai përsëriti se ministrat e qeverisë nuk janë pjesë e asaj partie dhe tha se nuk është mirë të krijosh një parti të re politike në këtë moment para se të formohet Qeveria, por që të gjithë e kanë këtë të drejtë dhe ai e respekton atë.

  • 1

    Radio