Aktuale Më shumë

“Të ndryshohet rregullorja për çmimin e karburanteve”

Prej tvteuta10:23, 21 Gusht 2023

Shoqata e Kompanive të Naftës i bën edhe një herë apel qeverisë dhe ministrisë së linjës që të ndryshojnë rregulloren për çmimet e karburanteve dhe të ulin akcizën për derivatet e naftës. Kërkojnë marrëveshje me shtetin, si dhe heqjen e monopolit të tregut.

Rritja e çmimit të Eurodieselit me 10 cent në 1.54 euro dhe të dy llojeve të benzinës me nga tre cent në 1.62 dhe 1.66 euro është rritja e nëntë e karburanteve që nga fillimi i vitit.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Kompanive të Naftës (UNK) Boris Spaleviq në programin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Mali i Zi” tha se nuk mund të themi se ulja e akcizës është humbje për shtetin.

“Në një pjesë është, por është humbje edhe për popullin edhe për ekonominë, dhe rritja e konsumit të karburantit jep edhe rritje të fitimit të TVSH-së. Ministria e Financave dhe ajo e Investimeve Kapitale e dinë këtë, por duke heshtur po i bëjnë dëm të madh sektorit të vogël privat dhe qytetarëve”, tha Spaleviq.

 

 

  • 1

    Radio