Sociale Më shumë

Të ndryshohet mënyra e furnizimit me ilaçe

Prej tvteuta10:10, 9 Mars 2017

Fondi për sigurimin shëndetësor i ka dërguar të hënën ministrisë së financave iniciativën për ndryshimin e mënyrës të furnizimit me medikamente duke propozuar që ato të sigurohen në pajtim me dispozitat për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor e jo si deri tani përmes tenderit.

Siç ka deklaruar për gazetën “Pobjeda”, drejtori i Fondit, Sead Çirgiq , ky model i furnizimit nënkupton shpalljen e ftesës publike i cili do të zgjasë 15 ditë dhe në të cilin do të kenë mundësi të paraqiten të gjithë të interesuarit për dorëzimin e ofrertave , me kushte të njëjta dhe me çmime të caktuar më parë.

 

  • 1

    Radio