Sporti Më shumë

Të ndiqen ndeshjet e “Euro 2016” nën bedemat e kalasë

Prej tvteuta16:45, 13 Qershor 2016

Në Molen e plazhit të vogël nën bedemat e Kalasë, nga ora 15:00 të datës 11 qershor  atëher edhe kur ka filluar lojën e parë kombëtarja shqiptare kundër Zvicrrës , është ndezur edhe ekrani i madh i cili do të jet i ndezur deri në finalën e kampionatit “Euro 2016”. Organizator të këtij organizimi i cili për here të parë bëhët në Ulqin  janë Bledar Nelaj, Besar Nelaj, Samir Tafili dhe Cano Zenka nën mbështetjen e komunën se Ulqinit ,Organizatës Turistike, UBA, Ndërmarrjen komunale,dhe të rinjtë që tash disa ditë janë të angazhuar rreth përgatitjeve..

Duke u nisur nga fakti se kjo është hera e parë në histori  që kombëtarja jonë të kualifikohet në garën Ndërkombëtare “Euro 2016” ,kemi nisur iniciativën ti bashkojmë të gjithë tifozat shqiptarë në një vend, shprehen vetë organizatorët .

Kemi vetëm një qëllim,të jemi bashkë të gjithë tifozat kuq e zi,pa dallime politike,rajonale e fetare.Kombëtarja jonë të  na bashkoi të gjithëve,pikë së pari rininë e Komunës së Ulqinit.”Me shumë mundë dhe sacrificë kemi arritur të realizojmë ëndrrën e shumë të rinjëve të Ulqinit,dhe nga sot të gjithë bashkë ti bëhemi krah I fortë, të përkrahim Kombëtaren tonë,shprehet Nelaj për Televizionin Teuta

Ata gjithashtu ftojnë të gjithe qytetaret e ulqinit që të fesojnë së bashku si dhe urojnë fitore kombetarës shqiptare

Deri me 10 korrik , në mbrëmjen e finales së kampionatit ekrani do te jetë i ndezur për të gjithë tifozët kuq e zi.

  • 1

    Radio