TURIZËM Më shumë

Të Mirat Detare: Vazhdojnë punimet e fazës së dytë për murin mbajtës në Pyllin e Pishave

Prej tvteuta15:40, 28 Dhjetor 2020

Punimet në fazën e dytë të ndërtimit të murit mbajtës në Pyllin e Pishave, në vendin nga ish hotel “Galeb” e deri tek hoteli “Albatros”, filluan më 12 tetor, dhe përfundimi i tyre pritet në mes të janarit 2021, njoftohet nga të “Mirat Detare”. Deri më sot, muret e plota prej betoni të armuar kanë përfunduar, dhe aktualisht janë duke u mbuluar muret me gurë të verdhë, të gdhendur dhe të pirguar në harmoni me kanalet e hapura, me trashësi 8-10 cm. Pllakat e mbulesës vendosen gjithashtu në muret e bëra me gurë pinjeshi të imët, me madhësi 70x70x8cm. Për këtë rast, ndërmarrja “Të Mirat Detare” lidhi një kontratë me kompaninë “Adji Invest” nga Niksiqi, dhe çmimi i përgjithshëm i punëve duke përfshirë TVSH-në është 120,792, 69 €. Përfundimi i punimeve pritet në fund të janarit 2021, kohë në të cilën do të instalohen gardhe çeliku përgjatë gjithë trasës.

  • 1

    Radio