Të Mirat Detare: Thirrje për nënshkrimin e kontratës
Prej tvteuta3 March 2017

Nga ndërmarrja publike Të Mirat Detare u bëjnë thirrje ofertuesve të cilët kanë marrë pjesë në prokurimet për qiramarrjen e tokës në brigjet e lumit Buna, që deri me datën 17 mars 2017, të paraqiten për nënshkrimin e kontratave. Në rast të mosparaqitjes, të Mirat Detare do të detyrohenë që të aktivizojnë garancitë bankare, kurse Drejtoria për punë inspektuese do të ndërmarrë aktivitetet përkatëse. Shfrytëzuesit të cilët kanë vërejtje për sipërfaqen dhe katet e objekteve në Katalogun e objekteve të përkohshëm për vitin 2016 , duhet që kërkesën e tyre ta plotësojnë me elaboratin e përpunuar të objektit deri me datën 17 mars 2017. Elaborati i dërëzuar duhet të jetë i verifikuar nga organizata e liçencuar e gjeodezisë , dhe do të shqyrtohet me rastin e ndryshimit dhe plotësimit të katalogut. Për të gjitha informacionet e duhura , të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e ndërmarrjes të Mirat Detare në Budva dhe në Ulqin, ose të kontaktojnë nëpërmes numrave të telefonit.