Aktuale Më shumë

Të Mirat Detare: Të mërkurën prezantim për gaforren e kaltër

Prej tvteuta16:33, 28 Nëntor 2016

Ndërmarrja publike Të Mirat Detare dhe Instituti i biologjisë detare nga Kotorri, ditën e mërkurë do të organizojnë prezantimin “Vlerat komerciale të gaforres së kaltër”. Prezantimi do të bëhet në restoranet “Aragosta” në Plazh të Vogël dhe “Mishko” në lumin Buna.

Qëllimi kryesor i prezantimit është që peshkatarëve, pronarëve të lokalëve dhe qytetarëve tu tregohet se gaforrja e kaltër nuk është specie invazive dhe se mund të shfrytëzohet nga ana komerciale, pasi mishi i saj është mjaft i shijshëm dhe i kërkuar.

  • 1

    Radio