Aktuale Më shumë

“Të Mirat Detare” rikthejnë çmimet para pandemike për qiramarrësit e plazheve

Prej tvteuta17:37, 7 Mars 2022

Pasi sezoni i vitit të kaluar ishte i suksesshëm dhe situata epidemiologjike është shumë më e favorshme, ndërmarrja “Të Mirat Detare” nuk do të ulë çmimet e qirave për qiramarrësit e plazheve . Kështu ka thënë në një intervistë për “Vijesti” drejtori Mladen Mikijelj. Ai kujtoi se ndërmarrja ishte përpjekur të reduktonte efektet negative të pandemisë së koronavirusit tek qiramarrësit në dy sezonet e mëparshme, dhe për këtë arsye vendosi të ulë tarifën me 50 për qind.

“Duke pasur parasysh sezonin jashtëzakonisht të suksesshëm turistik vitin e kaluar dhe situatën shumë më të favorshme epidemiologjike, vendosëm që këtë vit të mos ulim çmimet e qirave. Besojmë se kthimi i çmimeve në nivelin fillestar nuk do të rrezikojë likuiditetin dhe rentabilitetin e qiramarrësve tanë, veçanërisht duke pasur parasysh njoftimet optimiste për sezonin e ardhshëm, i cili pritet të tejkalojë të hyrat nga sezoni i kaluar”, tha Mikijelj.

Ai sqaroi se çdo ulje e qirasë do të thotë më pak para për projektet kapitale në zonën detare. Nga të ardhurat totale të planifikuara me buxhet për vitin 2022, 5.23 milionë janë ndarë për aktivitete investuese dhe mirëmbajtje për zonën e bregdetit në gjashtë komunat bregdetare. “Presim të realizojmë një numër të madh të projekteve kapitale gjatë 12 muajve të ardhshëm, në kënaqësi të të gjithë qytetarët që jetojnë në këto komuna, si dhe vizitorëve që shpresoj në numër të madh do ta vizitojnë bregdetin tonë”, tha Mikijelj.

  • 1

    Radio