TURIZËM Më shumë

Të Mirat Detare: Në vitet 2017-2018 1.5 milionë euro i kanë shkuar Komunës, 600.000 të tjera investime

Prej tvteuta16:08, 17 Qershor 2019

Në lidhje me rezultatet e projektit “Paraja publike për të mirën publike”, të prezantuara nga OJQ “Horizonti i Ri”, kanë reaguar nga ndërmarrja të Mirat Detare. Sipas tyre, këto rezultate nuk janë të sakta pasi në periudhën e diskutuar, 2017-2018, kjo ndërmarrje nga 3 milionë të vjelura nga Komuna e Ulqinit, 1.5 milionë i ka paguar në xhiro llogari të Komunës, kurse investimet kanë qenë në masën prej 600.000 eurove, dhe jo 200.000 siç është thënë në prezantim. Nga kjo ndërmarrje thonë se edhe në të ardhmen do të investojnë në Komunën e Ulqinit në bazë të dokumentacioneve përkatëse , kushteve tekniko-urbanistike dhe sugjerimeve të marra nga qeverisja lokale.

  • 1

    Radio