Të Mirat Detare: 6.8 milion të ardhura për një vit
Prej tvteuta15:57, 27 Dhjetor 2017
Ndërmarrja publike “Të Mirat Detare” në vitin 2017 ka mbyllur 1330 kontrata për shfrytëzimin e detit dhe bregdetit dhe ka regjistruar 6,8 milionë euro të ardhura. Prej fillimit të vitit, sipas ligjit për finansimin e pushteteve lokale, qyteteve bregdetare u janë shpërndarë 50% e këtyre mjeteve, gjegjësisht 3,4 milion euro. Për Ulqinin janë ndarë 643.000 euro, Tivar 488.000, Herceg Novi 284.00, e kështu me radhë.