Të merkurën nënat përsëri në protestë
Prej tvteuta15:53, 10 Prill 2017
Gratë shfrytëzuese të kompensimit për nënat me 3 ose më shumë fëmijë, të merkurën do të dalin përsëri në protestë para Kuvendit të Malit të Zi. Sipas njoftimit, ato kanë vendosur të mblidhen në protestë para festës së Pashkëve, dhe do të mblidhen në çdo 15 ditë pas festës.
Ato gjithashtu u kanë bërë thirrje kryetarëve të partive që kanë votuar për ligjin, si dhe gjithë nënave të tjera që tu bashkangjiten dhe ti përkrahin. Gratë thonë se nuk do të heqin dorë nga protestat derisa kompensimet të kthehen në nivelin e mëparshëm.