Të martën mund të ketë rënie të çmimit të benzinës
Prej tvteuta17:32, 7 Nëntor 2020

Çmimet e karburanteve në Mal të Zi pritet të pësojnë ndryshime duke filluar nga dita e martë. Çmimi i Eurosuper 98 ka shumë të ngjarë të bjerë me rreth katër cent për litër, kurse ai 95 me rreth dy cent për litër. Çmimi i naftës do të mbetet i pandryshuar, ka mësuar “Vijesti” nga disa burime.
Kjo nënkupton se çmimi i Eurosuper 98 do të bjerë nga 1.17 euro në rreth 1.13 euro për litër, ndërsa Eurosuper 95 nga 1.11 në 1.09 euro për litër. Çmimi i naftës do të mbesë në 97 cent për litër.
Vendimin përfundimtarpër çmimet e karburanteve do ta sjellë Ministria e ekonomisë ditën e hënë.