Sporti Më shumë

Të martën finalja e madhe e turneut ndërkombëtar në futboll të vogël

Prej tvteuta15:35, 20 Janar 2018

OJQ Sporti i Ulqinti është duke realizuar turneun ndërkombëtar në futboll të vogël i cili tashmë është bërë tradicional, dhe po zhvillohet në sallën e Sh.F “Marshali Tito “. Trajneri sportiv Halil Dali Truma, njëherit edhe organizatori i këtij turneu u shpreh për Televizionin Teuta se këtë vit pjesmarrja e ekipeve është më e madhe se asnjëherë, duke arritur numrin e 23 ekipeve garuese.

Truma shtoj se kemi kaluar në fazën e dytë në të cilën kanë mbetur 10 ekipe dhe kemi arritur kështu në çerek finale, e cila ka filluar qe nga mbrëmja e 19 janarit. Të gjitha lojët janë duke u zhvilluar si duhet dhe me një konkurencë të madhe, pasi të gjitha ekipet janë duke u përfaqësuar shumë mirë, shprehet Truma.  Finalja e madhe pritet që të mbahet  të marten me 23 janar, ku ftohen të gjithë sportdashësit që të jenë prezent ashtu si edhe gjatë netëve të kaluara , shprehet Truma.

  • 1

    Radio