Aktuale Më shumë

Të krijohet një mjedis në të cilin çdo fëmijë rritet i sigurt

Prej tvteuta13:23, 20 Nëntor 2023

Mali i Zi duhet të krijojë një mjedis ku çdo fëmijë të rritet i sigurt, i shëndetshëm dhe i arsimuar, tha presidenti malazez Jakov Millatoviq.

Millatoviq, në rrjetin social X, ka rikujtuar se në këtë ditë, para më shumë se 30 viteve, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Konventën për të Drejtat e Fëmijëve me qëllim të sigurimit të mirëqenies së fëmijëve në mbarë botën.

“Ne duhet të bëjmë përpjekje shtesë për të krijuar një mjedis në të cilin çdo fëmijë në Mal të Zi të rritet i sigurt, i shëndetshëm dhe i arsimuar”, tha Millatoviq.

Ai tha se do të avokojë që problemet si varfëria e fëmijëve, aksesi i pabarabartë në arsim dhe dhuna mes fëmijëve të jenë gjithmonë në fokus të të gjithë faktorëve në shoqëri.

Si dhe zgjidhjen e tyre në mënyrë që çdo fëmijë në Mal të Zi t’i gëzojë të drejtat e veta në mënyrë të barabartë”, përfundoi Millatoviq.

  • 1

    Radio