Të hënën prezantimi i granteve nga Entit për punësim

Prej tvteuta09:09, 23 Shkurt 2020

Enti për punësim i Malit të Zi ditën e hënë do të mbaj prezantimin e granteve të pakthyeshme për vetëpunësim. Prezantimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal me fillim në ora 12.30. Kjo është thirrja e dytë për ndarjen e granteve në masën nga 3.000 deri 7500 euro, të cilët do të realizohen në fillim të muajit mars. Kjo ndarje realizohet nga Enti për punësim në bashkëpunim me Delegacionin e BE-së në Mal të Zi, Ministrinë e çështjeve sociale dhe atë të financave. Mundësi për paraqitje do të kenë të papunësuarit të cilët ndodhen në evidencën e Entit për punësim së paku 4 muaj nga dalja e thirrjes, me theks të veçantë në gratë e reja dhe ato që janë të papunësuar për një kohë të gjatë.

  • 1

    Radio