Aktuale Më shumë

Të hënën mbledhja e Kuvendit. Priten edhe emërime të rëndësishme

Prej tvteuta18:38, 24 Qershor 2022

Kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ardian Mavriq, ka thirrur për më 27 qershor vazhdimin e mbledhjes së dytë të seancës së parë të rregullt të Kuvendit. Sekretarja e Kuvendit Mirjeta Gjoni, tha se në rend të ditës , pëveç pikave standarde, do të jenë edhe disa pika lidhur me emërimin e anëtarëve në trupat punuese të Kuvendit, si dhe për nënkryetarët e rinj të Komunës.

Lidhur me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit Komunal, dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit dhe atij të Komunës, ka pasur ankesa nga partitë opozitare se i gjithë ky proces ka qenë në mospërputhje me ligjin dhe statutin e Komunës. Nga PDS për këtë kanë njoftuar edhe kallëzim penal ndaj 18 këshilltarëve dhe deputetit Genci Nimanbegu.

Gjoni tha se për këtë kanë mësuar nga mediat dhe se nuk mund të komentojë ligjshmërinë apo jo të procesit, diçka për të cilën verdiktin do ta japin organet gjygjësore, duke theskuar se aktualisht Shërbimi i Kuvendit po punon plotësisht konform ligjit dhe rregullave.

Është vështirë të parashikohet se si mund të përfundojë kjo situatë e krijuar me mbajtjen e seancës konstituive. Por evidente është se ligji aktual për vetëqeverisjen lokale dhe Statuti i Komunës, kanë lënë mjaft zbraztira në këtë drejtim, duke bërë konfuz edhe juristët me më përvojë. Jo vetëm në këtë rast, por edhe në mjaft raste të tjera, është më se e qartë se ligjet në Mal të Zi, ose janë përpiluar nga persona të paaftë, ose u janë përshtatur interesave partiake.

  • 1

    Radio