Sociale Më shumë

Të hënë provimi i gjuetisë

Prej tvteuta14 July 2017

Ndërmarrja publike për ruajtjen dhe kultivimin e egërsirave lajmëron  të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë ti nënshtrohen provimit të gjuetisë do të kenë mundësi me datë 17 korrik të dalin para jurisë në mënyrë që të paisen me çertifikatë. Drejtori i ndërmarrjes Ajet Zaga tha për televizionin Teuta se provimi të hënën me datë 17 korrik fillon në orën 9 në ambientet e ndërmarrjes dhe të interesuarit dhe me vete duhet të kenë letërnjoftimin dhe çertifikatën e shkollimit. Zaga poashtu shton që provimi është kusht për të gjithë ato të cilët dëshirojnë të merren me sportin e gjuetisë. Gjatë sezonit të kaluar rreth 350 gjuetar janë të paisur me lejen për gjah.