Aktuale Më shumë

“Të gjitha subjektet politike të dalin vetë, pa u fshehur pas koalicioneve parazgjedhore”

Prej tvteuta14:22, 13 Gusht 2024

Është koha që të gjitha subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Podgoricë, të dalin para vetë qytetarëve, pa u fshehur pas koalicioneve parazgjedhore, tha ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zyrtar i lartë i Lëvizjes Evropa Tani, Andrej Milloviq.

“Të gjithë le të maten drejtpërdrejt, të gjithë le të tregojnë forcën, vizionin dhe programin e tyre të vërtetë dhe le të vendosin votuesit se kush me të vërtetë e meriton besimin e tyre. Edhe pse nuk është për t’u habitur që ata që nuk kanë asgjë për të ofruar dhe kanë diçka për të fshehur duan të fshehin, është koha që të ndryshohet kjo dhe të dalin të pastër para burrave dhe grave të Podgoricës”, tha ai.

Ai theksoi se Podgorica dhe Mali i Zi meritojnë një proces zgjedhor më transparent.

“Që njerëzit të votojnë drejtpërdrejt për kë të duan në krye të qytetit, në vend të kombinantëve partiakë që kemi pasur deri më tani”, përfundon Milloviq.

 

  • 1

    Radio