Të forcohen marrëdhëniet tradicionalisht miqësore dhe dialogu politik
Prej tvteuta15:54, 5 Mars 2024
Mali i Zi dhe Serbia duhet të forcojnë marrëdhëniet e tyre tradicionalisht miqësore dypalëshe dhe dialogun politik, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, është bërë e ditur në takimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Filip Ivanoviq, me ambasadorin e sapoemëruar të Serbisë, Nebojsha Rodiq.
Në takim u theksua besimi se me emërimin e ambasadorit, zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit do të shkojë në një trajektore rritëse.
“U vlerësua reciprokisht se fushat me interes të veçantë janë bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i infrastrukturës, me synim lidhjen më të mirë rajonale dhe kontributin e përbashkët në integrimin më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, që është synimi i politikës së jashtme të të dy vendeve. “, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Duke pasur parasysh se Serbia është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Malit të Zi, bashkëbiseduesit përmendën rëndësinë e krijimit të sistemit të pagesave direkte, i cili mundësoi transaksione financiare më të shpejta dhe më praktike ndërmjet qytetarëve dhe bizneseve të dy vendeve.
Siç njofton MPJ, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për tema të tjera të rëndësishme në fushën e marrëdhënieve dypalëshe dhe rrethanat aktuale rajonale.