Të drejtat e grave për pasuri nuk respektohen sa duhet
Prej tvteuta21:33, 16 Qershor 2019
Shtëpia për Sigurinë e Grave në ambientet e Komunës së Ulqinit organizoi debatë publike mbi temën e të drejtave të grave. Hulumtimi i kryer në 17 komunat e Malit të Zi zbuloi se gratë nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të drejtat e tyre dhe se ato pësojnë presione nga familjarët për të hequr dorë nga pasuria që u takon.
Drejtoresha e kësaj shtëpie, Liljana Raiçeviq, tha për TV Teuta se gratë që jetojnë në zonat rurale janë më të diskriminuara në këtë drejtim, por situat nuk është e kënaqëshme as në qytete. “Gati 70% e qytetarëve besojnë se shoqëria ka qëndrim negativ ndaj grave që nuk heqin dorë nga pasuria në dobi të vëllezërve, çka tregon qartë se sa të margjinalizuara janë gratë kur bëhet fjalë pët të drejtën në pasuri.”, tha Raiçeviq. Në debatë morën pjesë përfaqësues të Komunës, gjykatës, organizatave joqeveritare dhe qytetarë të thjeshtë.