Të dielën marsh protestues në mbrojtje të Pyllit të Pishave
Prej tvteuta15:29, 4 Tetor 2019
Mbrojtja e Pyllit të Pishave është kthyer në një ndër qëllimet kryesore të një numri të madhë të qytetarëve të komunës së Ulqinit. Një ndër zonat më atraktive dhe më të vyeshme të qytetit të Ulqinit mblodhi në protestë paqësore një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të cilët nuk do të ndalën por do të vazhdojnë me marshin protestues. Marshi protestues do të mbahet ditën e diele më datë 6 tetor në fillim në ora 12:00 , nga Rrethi në qendër të qytetit e deri tek Pylli i Pishave, njofton për Televizionin Teuta njëri nga organizatorët e protestës Bekim Basha.
Marshit protesutes do ti bashkangjitën edhe mosha e tretë të cilët kanë shprehur vetë dëshirën që të jenë pjesë e protestës, duke qënë se për ta është i vetmi vend i mbetur në Ulqin ku mund të dalin dhe të ecin në natyrë, tha Basha. Basha apeloi tek të gjithë qytetarët që të marrin pjesë të dielen me qellim që mos të lejohet devastimi i edhe një pjese tjetër të Ulqinit.