Aktuale Më shumë

“Të bashkuar në diversitet, ne ndërtojmë ura”

Prej tvteuta13:42, 8 Nëntor 2023

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Aleksa Beçiq, ka porositur se të bashkuar në diversitet, të fortë në solidaritet, vazhdojmë të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, për një botë që mbron me të drejtë të drejtat e çdo njeriu. Ai mori pjesë në kremtimin e Ditës së Kombeve të Bashkuara, si dhe në 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

“Sot ne festojmë Ditën e Kombeve të Bashkuara dhe 75 vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.” Kjo ditë pasqyron angazhimin tonë kolektiv ndaj idealeve të paqes, barazisë dhe drejtësisë për të gjithë popujt e botës”, tha Beçiq.

Ai tha se me këtë akt solemn ne kthejmë kokën pas në parimet e përhershme të Deklaratës që kanë formësuar historinë tonë të përbashkët dhe vazhdojnë të udhëheqin rrugën tonë drejt një të ardhmeje të bazuar në respektimin universal të dinjitetit njerëzor.

Të bashkuar në diversitet, të fortë në solidaritet, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura mirëkuptimi dhe bashkëpunimi, për një botë që mbron me të drejtë të drejtat e çdo qenieje njerëzore”, tha nënkryetari Beçin në rrjetin X.

  • 1

    Radio