Aktuale Më shumë

Të ardhurat buxhetore janë rritur me 105.4 milionë, punësimi është rritur

Prej tvteuta15:28, 2 Gusht 2024

Në gjysmën e parë të këtij viti, norma e inflacionit ishte 4.8% më e lartë, ndërsa kontributin më të madh në rritjen e çmimeve të konsumit e kanë dhënë çmimet në kategorinë “banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera” dhe çmimet e veshjeve dhe këpucë, sipas Raportit Mujor Makroekonomik të Ministrisë së Financave.

Norma vjetore e inflacionit në qershor ishte 4.1%, ndërkohë që ngeci në nivel mujor (0.1%)”, thuhet në raport.

Sipas të dhënave paraprake të Monstat, investimet e realizuara në asete fikse në Mal të Zi në vitin 2023 arritën në 919 milionë euro, që është 12 për qind më shumë se në vitin 2022.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, numri i fjetjeve të turistëve vendas dhe të huaj ishte 3,223,941, që paraqet një rënie vjetore prej 10.9%, sipas raportit.

Numri më i madh i fjetjeve nga mysafirët e huaj është bërë nga turistët nga Rusia (30.7%), Serbia (14.1%), Turqia (7.9%), Gjermania (5.5%) dhe Mbretëria e Bashkuar (4.3%).

Gjithashtu, sipas raportit, xhiroja e mallrave në tregtinë me pakicë është rritur me 11,8% me bazë vjetore në pesë muajt e parë të 2024.

Gjithashtu, siç thuhet në raport, tregu i punës vazhdon të shënojë trende të favorshme.

Mesatarja e të punësuarve në pesë muajt e parë ishte 251.4 mijë dhe është rritur me 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

“Norma e regjistruar e papunësisë në maj 2024 ishte 12.1%. Paga mesatare neto në pesë muajt e parë të vitit 2024 u rrit me gjashtë në nivel vjetor dhe arriti në 825 euro, ndërsa pensioni mesatar me diferenca të llogaritura në muajin maj ishte 515.14 euro, që paraqet një rritje vjetore prej 26.8%”, të dhënat janë nga Raporti Mujor Makroekonomik.

  • 1

    Radio