Ekonomi Më shumë

Të ardhurat buxhetore, 824 milion euro për 6 muaj

Prej tvteuta09:41, 10 Tetor 2019

Të ardhurat burimore të buxhetit në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë qenë 824 milion euro dhe janë më të larta se plani dhe realizimi i tyre në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Të ardhurat burimore në periudhën prej janarit deri në fund të muajit korrik kane qenë 7,9% më të larta krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht 2,6% mbi planin. “Rritjes së tillë të madhe të të ardhurave buxhetore i kanë kontribuar rritja e aktiviteteve ekonomike, rrjedhat pozitive në tregun e punës dhe forcimi i disiplinës tatimore përmes politikës së redefinuar të akcizave”, thuhet nga Ministria e financave. Nga kjo Ministri kanë kumtuar se të gjitha kategoritë e të ardhurave tatimore kanë shënuar rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

  • 1

    Radio