Tani vizitat tek specialistët bëhen nëpëmjet mjekut të zgjedhur
Prej tvteuta24 July 2017
Nga data 5 qershor të këtij viti ,pacientët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë të caktojnë terminet për vizitë tek specialistët nëpër klinikat tjera në Mal të Zi,ata do ti bëjë mjeku i zgjedhur në mënyrë elektronike. “Edhe gjer më tani mjeku i zgjedhur i ka dhënë udhëzimet për kontroll tek specialistët, por nga data 5 qershor kemi një risi,mjeku i zgjedhur është i obliguar ta përgatisë pacientin me të gjitha analizat e mundëshme që mund të bëhen në Shtëpinë e Shëndetit” thotë për televizionin Teuta drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin -Pavle Marnikoviq. Sipas fjalëve të Marnikoviq, sistemi është duke funksionuar mirë,dhe sipas tij kjo është lehtësim për pacientët,por shprehet se fillimi ç’do herë ka vështirësitë e veta,sidomos deri sa mjekët të përvetsojnë sistemin kompjuterik. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi qëllimi i këtij ndryshimi është për të rritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, të zvogëlohen shpenzimet, si dhe të lehtësohet puna e Qendrës Klinike.