Aktuale Më shumë

Talebanët dënuan vrasjen e liderit të Al-Kaidës

Prej tvteuta09:25, 3 Gusht 2022

Talebanët në Afganistan kanë dënuar sulmin amerikan gjtë së cilit është vrarë lideri i Al Kidës, Ayman Al Zawahiri.

Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, thuhet se sulmi me dron amerikan ka shkelur parimet ndërkombëtare dhe marrëveshjen e nënshkruar në Doha mes talebanëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2020.

“Sulmi është një shkelje e qartë e parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas. Aktivitete të tilla janë një përsëritje e veprimeve të pasuksesshme të 20 viteve të fundit dhe janë kundër interesave të SHBA-së, Afganistanit dhe rajonit”, ka thënë Mujahid. Sulmi në të cilin u vra lideri i Al-Kaidës është gjithashtu sulmi i parë i ushtrisë amerikane në territorin e Afganistanit që kur talebanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021.

  • 1

    Radio