Ekonomi Më shumë

Takohet trupi koordinues

Prej tvteuta13:32, 1 Korrik 2015

U mbajt mbledhja e trupit koordinues për përcjelljen dhe mirëvajtjen e sezonit turistik. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, Ndërmarrjeve publike dhe administratës lokale që janë ngushtë të lidhur me  organizimin dhe mirëvajtjen e sezonit turistik.

U cekën disa nga problemet që ndikojnë në rrjedhën e sezonit, por edhe në imazhin e qytetit të Ulqinit.

Si dukuri shqetësuese u përmend numri i madh i lypsarëve  në rruga, prezenca e qenve endacak, ndotja akustike, edhe pse gjer më tani janë dhënë shumë pak leje për muzikë, shprehet sekretari i Ekonomisë njëkohësisht edhe koordinatori për përcjelljen e sezonit turistik Milazim Mustafa.

Çështje tjetër për të cilën është diskutuar është edhe angazhimi më i madh i Ndërmarrjes komunale për  mirëmbajtjen e pastërtisë  në qytet, pasi është konstatuar që nuk është në nivelin e duhur, edhe pse kohën e fundit ka përmirësime shton Mustafa.

Kemi edhe një tjetër problem i cili pengon qarkullimin e lirë e këmbësorëve, uzurpimin e trotuareve.

Në  gjashtë muajt e parë të këtij viti në pikën kufitare Sukubinë kanë kaluar 162,494 autovetura,ose 566,246 udhëtar, që është 5,35 % më shumë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore

Trupi koordinues do të mblidhet ditëve të mërkurë ku do të diskutohet për arritjet, problemet, dhe rezultatet e sezonit turistik.

  • 1

    Radio