Aktuale Më shumë

Takohen Nimanbegu dhe Kurti

Prej tvteuta07:26, 29 Janar 2023

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu së bashku nënkryetarët Ilir Çapuni dhe Albin Çapriqi, sekretarin e përgjithshëm Ardian Mavriqi, kryetarin e klubit të këshilltarëve Asllan Llunji u takuam me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurtin me bashkëpunëtorët e vet— nënkryetaren e dytë Mrika Limani Myrtaj, sekretarin organizativ, Alim Rama dhe sekretarin për marrëdhënie ndërkombëtare, Hajrulla Çeku që është dhe ministër i Kulturës.

“Theksova me faleminderim përkujdesin dhe ndihmën që shteti dhe populli i Kosovës i jep shqiptarëve në Mal të Zi” spjegon Nimanbegu.

Interesi si i Kosovës ashtu edhe i Shqiptarëve në Mal të Zi janë marrëdhëniet më të mira të mundëshme në mes të dy shtetevë që synojnë të njëjtat qëllime në rrugën euroatlantike theksoi Nimanbegu.

Kryetari Nimanbegu edhe një herë shprehu mospajtimin ndaj inicijativës të Ballkanit të Hapur, posaçërisht në këto rrethana rajonale.

Gjatë takimit u shqyrtuan çështjet aktuale në Mal të Zi dhe rajon, si edhe marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me Malin e Zi me ç’rast u përmend edhe ndërtimi i rrugëve Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë çka do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe forcojë lidhjen ekonomike dhe tregtare.

Në anën tjetër, njoftuan kryeministrin me situatën politike në Mal të Zi, si në aspekt të zgjedhjeve të ardhëshme për Kryetar të shtetit si dhe mundësisë të shpalljes edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Temë e veçantë ishte  dërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në jetën politike e institucionale çka ka tensionuar edhe më shumë raportet etnike dhe ndërhyrjet e Serbisë në shtetin e Malit të Zi.

Në fund pjesë e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në mes të të dy vendeve.

  • 1

    Radio