Politikë

Politikë Më shumë

TAKIMI NIMANBEGU-XHAFERI: DUHET VEPRIM I PERBASHKET

Prej tvteuta6 July 2017

Nenkryetari I Kuvendit te Malit te ZI dhe njeherit kryetar I Grupit te miqesise, Genci Nimanbegu dje ne Vilen Gorica ka pritur delegacionin parlamentar te Maqedonise te kryesuar nga Kryeparlamentari Talat Xhaferi. Nenkryetari Nimanbegu gjate takimit theksoi se qellimet strategjike integruese nuk eshte e mundur te realizohen pa kycjen aktive te bashkepunimit rajonal, duke konceptuar politiken e jashtme ne kontekstin rajonal. Forcimi I sundimit te ligjit, demokracia dhe sistemi institucional, paraqesin udhen e perbashket te te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimore  dhe ne kete udhe duhet te ndajme pervojat dhe te veprojme bashkarisht me qellim te integrimit te plote. Kryetari I Kuvendit te Republikes se Maqedonise Talat Xhaferi, duke e falenderuar nenkryetarin Nimanbegu per mikepritje,  vleresoi se ne mes te dy vendeve tradicionalisht egzistojne maredhenje miqesore, te cilat cdo dite avancohen, duke theksuar se perforcimi  I komunikimeve duhet te intensifikohet  me qellim te perforcimit te bashkepunimit rajonal, si faktor kyc per paqe dhe stabilitet ne Ballkanin kronikisht  jostabil. Bashkebiseduesit jane dakorduar se ne periudhen e ardhsme eshte me rendesi te punohet edhe me shume ne vendosjen e lidhjeve ekonomike dhe shoqerore ne mes te dy shteteve, sidomos ne fushen e turizmit dhe infrastruktures rrugore. Poashtu bashkebiseduesit kane shprehur kenaqesine per formimin e Grupit te miqesise, duke vleresuar se kjo forme parlamentare paraqet nje nga themelet e rendesishme te bashkepunimit parlamentare, por edhe te maredhenjeve te pergjithshme ne mes te dy shteteve.