Takimi Nimanbegu-Hysaj: Infrastruktura rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik
Prej tvteuta09:54, 22 Shtator 2019
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, priti në takim ambasadorin e ri të Kosovës në mal të Zi, Ylber Hysaj, me të cilin diskutuan marrëdhënet ndërmjet dy vendeve, të cilat i vlerësuan në nivelet më të larta. Nimanbegu gjatë takimit theksoi se investimi në infrastrukturën rrugore është një mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve që do të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të zonave përreth të dy vendeve. Ambasadori Hysaj tha se Kosova i çmon shumë marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve dhe se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.