Sociale Më shumë

“Takimi mbarëkombëtar i biznesit” (video)

Prej tvteuta10:48, 28 Tetor 2015

Oraganizata Albanian Chamber of International Trade and Development (ACITAD)me datë 28 tetor viti në Tiranë organizon “Takimin mbarëkombëtar i biznesit”, me qëllim që të paraqesë arritjet dhe sfidat e të ardhmes për biznesin shqiptar, për të qenë përfaqësues dhe promovues të zhvillimit të ekonomisë shqiptare në tregun europian. Kryetari i UBA Ibrahim Milla i cili do jetë edhe pjesëmarrës në këtë event flet më gjërësisht në lidhje me këtë takim, duke u shprehur se i ftuar në këtë takim do të jetë edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Meqenëse, ky është viti i dytë që kompanitë e Ulqinit marrin pjesë në këtë aktivitet, Milla shprehet se këtë vit do të menaxhojnë më së miri pjesmarrjen e tyre sa i përket edhe përfitimit ekonomikë.

Në “Takimin mbarëkombëtar të biznesit” nga Ulqini marrin pjesë rreth 12 kompani të profileve të ndryshme, ku mes tjerash do të hasen edhe me strategji tjera të biznesit.

  • 1

    Radio