Takimi i liderëve partiak në Podgoricë
Prej tvteuta22 December 2015
Në takimin e liderëve të partive parlamentare të mbajtur dje në Podgoricë, pjesëmarrësit shprehën kënaqësi me arritjet e deritanishme në përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Ato ranë dakord që në Këshillet Drejtuese të ndërmarrjeve lokale publike të përfaqësohet edhe opozita nëpërmjet ekspertëve të ndryshëm. Gjithashtu u vendos që takimi i rradhës të mbahet me 1 shkurt, kurse grupi punues deri atëherë të vazhdojë punën për mos keqpërdorimin e resurseve dhe mediave publike gjatë zgjedhjeve.