Politikë

Aktuale Më shumë

Takimi i Spajiqit me përfaqësues të Lëvizjes Evropa Tani të Tivarit u mbajt në Podgoricë

Prej tvteuta17 September 2023

Takimi i mandatarit Millojko Spajiq me përfaqësuesit e Lëvizjes Evropa Tani nga Tivari është mbajtur në Podgoricë, në vend të Tivarit. Takimi ishte paraparë që anëtarët e këtij këshilli komunal dhe personat që më parë kanë marrë pjesë në fushatën e tyre në Tivar, të njihen me rrjedhën e negociatave për formimin e qeverisë së re. Millosh Pantoviq, kryetari i këshillit komunal të Tivarit ka rezervuar një sallë të vogël në hotelin Princes, por ndërkohë në Viber grupi “Mbrojtja e Vullnetit Zgjedhor” është njoftuar se një grup qytetarësh do të mblidhen para hotelit dhe do të pengojnë grumbullimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Evropa Tani. Për këtë e kanë njoftuar Spajiqin, i cili nuk ka dashur të krijohen situata të padëshiruara dhe takimi është mbajtur në Podgoricë. Kujtojmë se mbrëmë disa portale raportuan se takimi i paraparë i Këshillit Komunal të Lëvizjes Evropa Tani Tivar me përfaqësuesin Millojko Spajiq është anuluar për shkak të “vlerësimit se siguria e përfaqësuesit mund të jetë në rrezik”, me një rekomandim për shtyrjen e takimit. Me këtë rast kanë reaguar nga Drejtoria e Policisë. “Departamenti i Policisë, e as ai i Sigurisë së Tivari, nuk u është lajmëruar asnjë tubim publik, as një takim të organizuar nga Lëvizja Evropa Tani, as një protestë qytetare që mund të organizohej me atë rast. Bazuar në njohuritë në të cilat kanë arritur, se ka mundësi që një takim i Lëvizjes Evropa Tani të mbahet në hotelin “Princess” në Tivar, punonjësit e policisë kanë marrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencës së tyre, për ndjekjen e një ngjarje të paparalajmëruar, si në të gjitha rastet e ngjashme, konform ligjit”, njofton Drejtoria e Policisë. Ata thonë gjithashtu se nuk e dinë pse nuk është mbajtur takimi dhe as të ftuarit e paralajmëruar nuk kanë ardhur në hotel “Princess”.