Takimi i sektorit joqeveritar: Diskutime të suksesshme për nevojat e sektorit civil
Prej tvteuta09:57, 14 Mars 2017
Në ambientet e Komunës së Ulqinit u mbajt takimi i organizatave joqeveritare nga Ulqini, i organizuar nga Qendra për Zhvillimin të OJQ-ve në bashkëpunim me OJQ-në Horizonti i Ri. Objektivat e këtij projekti janë për të forcuar dhe inkurajuar shoqërinë civile që të marrin pjesë në mënyrë aktive në jetën sociale, ekonomike dhe politike në Mal të Zi, përmes krijimit të katër qendrave të resurseve lokale për të mbështetur organizatat joqeveritare.
Në diskutim publik ka pasur një numër të madh të përfaqësuesve të OJQ-ve nga Ulqini, ku sipas të dhënave janë të regjistruara 108 OJQ. Drejtoresha ekzekutive e Qendrës për zhvillimin e OJQ Ana Novakoviq vlerësoi punën e pushtetit lokal në Ulqin, i cili është i pari në Mal të Zi i cili ka miratuar vendimin për shpërndarjen e fondeve për OJQ-të .