Aktuale Më shumë

Takimi i mazhorancës në kryeqytet: Marrëveshje apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

Prej tvteuta11:10, 18 Qershor 2024

Sot duhet të mbahet mbledhja e mazhorancës në parlamentin e Podgoricës, ku do të vendoset se si do të tejkalohet kriza e pushtetit në Podgoricë – me marrëveshje apo zgjedhje të jashtëzakonshme.

Një pjesë e opozitës dje ka dërguar iniciativa për t’u nënshkruar nga të gjitha partitë – për shkarkimin e kryetares së Podgoricës Olivera Injac dhe për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Kryeqytetit.

Për caktimin e seancës së Kuvendit të Kryeqytetit me ato pika të rendit të ditës duhen 20 nënshkrime të këshilltarëve.

Nismëtarët e nismës presin të sigurojnë numrin e nevojshëm të firmave me mbështetjen e këshilltarëve të PDS-së. Mirëpo, për të votuar iniciativat duhen gjashtë vota nga mazhoranca aktuale. Kuvendi i Kryeqytetit ka 58 këshilltarë.

  • 1

    Radio