Sociale Më shumë

Takimi Forca – PDS: Çdo marrëveshje të shkojë në favor të Ulqinit

Prej tvteuta10:13, 8 Dhjetor 2015

Në takimin e mbajtur dje në Podgoricë në mes të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Forcës së Re Demokratike, morën pjesë z. Markoviq, z. Gvozdenoviq dhe z Nrekiq, si dhe z. Cungu, z. Cakuli dhe z. Nimanbegu.

Në takim u diskutua për situatën politike në Komunën e Ulqinit dhe mënyrat e tejkalimit të problemeve me të cilat ajo po përballet..Gjithashtu u konstatua se veprimet politike duhet të shkojnë në interesin e banorëve të Ulqinit, i cili potencialet e zhvillimit nuk i ka shfrytëzuar akoma.

Poashtu u ra dakord që vetëqeverisja vendore ka nevojë të përbëhet nga kuadro profesionale në mënyrë që të ngritet kapaciteti administrativ dhe rezultatet e komunës në përgjithësi.Në ditët në vijim PDS do të ketë takim me koalicionin e udhëhequr nga Partia Demokratike, ku marrin pjesë Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Perspektiva.

  • 1

    Radio