Aktuale Më shumë

Takim përkujtimor me rastin e 80 – vjetorit të vdekjes së Faik Konicës

Prej tvteuta11:50, 28 Dhjetor 2022

Më 22 dhjetor u përkujtua 80-vjetori i vdekjes së Faik Konicës, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve europiane

Takimi përkujtimor në Ulqin u mbajt nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve/Komisionit për kulturë, media e sport në bashkëpunim me Librarinë Ulqini.

Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare. Gjatë veprimtarisë së tij është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët dhe ndihmoi në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.

Në këtë mbërmje folën sociologu Qani Osmani, dr Nail Draga dhe Prof.dr Isak Shema nga Prishtina

Prof. Dr. Isak Shema ka gjurmuar në veprimtarinë e figurës së njohur të Faik Konicës. “Veprimtaria e Faik Konicës Bruxelles 1896-1902”, titullohet libri që tashmë gjendet edhe në Librarinë Ulqini.

Përmes evidentimeve, analizave, teksteve të ribotuara, përshkrimeve e gjurmimeve nëpër arkivat e Brukselit, libri sjell shumë aspekte të jetës politike e letrare të Konicës.

Krijimtaria e Faik Konicës tij ka mbetur në pjesën më të madhe e botuar në shkrime të shtypit të kohës dhe në dorëshkrime. Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.

 

 

 

  • 1

    Radio