Takim në mes subjekteve shqiptare dhe ministrit Cakaj
Prej tvteuta10 March 2019

Ministri për Europën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë vizitës së tijë në Mal të Zi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi. Në këtë takim përfaqësuesit politik prezantuan të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Malin e Zi ku ministri Cakaj garantoj angazhim maksimal në shqyrtimin dhe realizimin e kërkesave dhe mbështetje të plotë.