Sociale Më shumë

Takim mbi intensifikimin e marëdhënjeve Diasporë – Malësi

Prej tvteuta13:17, 18 Gusht 2021

Kryetari i komunës së Tuzit – Z. Nik Gjeloshaj, nënkryetari – Z.Ivan Ivanaj, kryetari i Kuvendit – Z. Fadil Kajoshaj si dhe Shefi i zyrës për bashkëpunim me diasporë – Z. Mark Lucgjonaj, pritën në takim anëtarët e shoqatave të Malësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim morën pjesë, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” nga Miçigani – Z. Nrekë Gjolaj si dhe anëtarët Gjergj Ivezaj, Lukë Junçaj dhe Zef Lulgjuraj.
Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork, u përfaqësua nga nënkryetari – Z. Senad Lulanaj si dhe anëtarët Gjekë Junçaj dhe Hajrudin (Dino) Lulanaj.
Ndërsa shoqata “Malësia” nga Kalifornia, u përfaqësua nga kryetari i saj, – Z. Enver Gjokaj.
Në takim në mes tjerash u diskutua akordimi i projekteve përmes Zyrës për bashkëpunim me diasporë, intensifikimi i marrëdhënieve dhe koordinim i përbashkët mes shoqatave dhe institucionit të Komunës së Tuzit, njoftohet nga sherbimi i Komunes se Tuzit.

  • 1

    Radio