Takim i mediave dhe përfaqësuesve të gjykatave: Të forcohet bashkëpunimi i mediave dhe Prokurorisë
Prej tvteuta27 October 2017
Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – CEDEM, në bashkëpunim me televizionin Prva, dhe përkrahjen e Bashkimit Evropian është duke realizuar projektin “Forcimi i rolit të mediave në përmirësimin e sistemit të drejtësisë penale në Mal të Zi”. Në mënyrë që të forcohen marrëdhëniet ndërmjet mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, nga njëra anë, dhe përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë nga ana tjetër, u organizua një takim ku u diskutua për bashkëpunimin e tyre reciprok. Projekti synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të mediave në Mal të Zi për raportimin e drejtësisë penale, duke rritur cilësinë dhe besueshmërinë e gazetarisë investigative në këtë fushë. Qëllimi i takimeve të punës është të inkurajojë dialogun mes këtyre pjesmarrësve, sidomos në përdorimin e Ligjit për qasje të lirë në informata për të përmirësuar cilësinë dhe besueshmërinë e raportimit për rastet e drejtësisë penale dhe në të njëjtën kohë të krijojë imazhin e autoriteteve gjyqësore, si akterë të hapur dhe të gatshëm për të bashkëpunuar me mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.