Politikë Më shumë

Takim i koalicionit “Shqiptaret e vendosur”

Prej tvteuta23:09, 9 Tetor 2019

Më 9.10.2019 në selinë e Forcës së Re Demokratike, u mbajt takimi i Koalicionit „Shqiptarët e Vendosur, në të cilin është diskutuar për arritjet e Koalicionit drejt realizimit të objektivave të përcaktuara me Marrëveshje si dhe për hapat e mëtejmë të cilat duhet të ndërmirren në të ardhmen për të realizuar korpusin e kërkesave që çojnë deri te realizimi i të drejtave dhe jetës më të mirë të popullit shqiptar në Mal të Zi. Arritjet e deritashme të përfaqësimit të shqiptarëve në pushtetin qendror vlerësohen si pozitive dhe konkrete në krahasim me periudhat e kaluara. 

U dakordua që të formohet një grup pune i cili do të bëjë propozimet konkrete për ndryshimet dhe plotësimet e legjislaturës zgjedhore në Mal të Zi në kuadër të Kuvendit të Malit të Zi.  Është dakorduar gjithashtu që përveç përfaqësuesve të Koalicionit, në këtë grup të ftohen edhe përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike shqiptare në Mal të Zi me qëllim që të dilet me propozime të bashkërenduara të shqiptarëve në Mal të Zi.

Zyra e Shtypit – FORCA

  • 1

    Radio